Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

25/10/2025

E nderuara Familja Fondaj,

 

I dashur komunitet i basketbollit,

 

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Arben Fondaj.

Ai ishte basketbollist i Yllit, lojtar i Superligës në vitet e para të pasluftës.

Fondaj ka qenë drejtor i klubit therandas, ish anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në periudhën 2013 - 2016 në kohën e pranimit në FIBA, udhëheqës i delegacioneve të Kosovës në gara ndërkombëtare të kategorive të reja.

Fondaj ka qenë i dalluar në basketboll, por biznesmen i suksesshëm dhe familjar i përkushtuar.

Arbenin do ta kujtojmë me mall dhe do ta kujtojmë përgjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

 

Me Respekt,

Arben Fetahu,

Kryetar i FBK-së

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners