26/10/2025
Golden Eagle Ylli shënoi fitoren e parë këtë edicion në ProCredit Superligë. Në një dramë të vërtetë në Therandë, Ylli ia shkaktoi humbjen e tretë këtë edicion Vëllaznimit me rezultat 84:82 (25:12, 15:27, 20:24, 24:19).
Vendasit e nisën fuqishëm ndeshjen, ku dominuan në çerekun e parë, që e fituan bindshëm 25:12. Kuqezinjtë iu kundërpërgjigjën menjëherë në periudhën e dytë, 15:27, për të shkuar në pushim me shifrat 40:39.
Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periodën e tretë, që për një nuancë i takoi mysafirëve 20:24, ku shifrat pas 30 minutash ishin 60:63. Por, drama u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku edhe pse Ylli arriti të shkëputej, Vëllaznimi e bënte sfidën më dramatike duke luftuar deri në momentet e fundit, që përfundoi 84:82.
Te vendasit u dalluan Trevon Allen me 27 pikë e nëntë kërcime, Brandon Huffman me 19 pikë e 12 kërcime dhe Larry Thomas me 14 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mysafirët më i miri ishte Marques Ëarrick me 28 pikë.
Kjo ishte fitorja e parë për Golden Eagle Yllin pas dy humbje, ndërsa Vëllaznimi numëron tri humbje.