27/10/2025
Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Karagaqi” në Pejë, skuadra vendase KBF Peja 03 arriti fitore të rëndësishme ndaj United Basketball me rezultat
67-62 (24-12, 11-17, 10-16, 22-17).
Peja e nisi fuqishëm takimin duke e fituar çerekun e parë 24-12, por në të dytin 11-17 dhe të tretin 10-16, mysafiret arritën ta barazojnë lojën dhe ta mbajnë rezultatin të hapur deri në fund. Megjithatë, në çerekun e fundit 22-17, Peja 03 tregoi karakter dhe e mbylli fuqishëm ndeshjen.