03/11/2025
Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante.
Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia shkaktoi humbjen e parë prishtinasve.
Te prizrenasit, më i miri Kyan Anderson. Ai ndaj kryeqytetasve kishte 31 pikë, dy kërcime e tetë asistime, për të pasur indeksin 35. Anderson shpallet MVP i javës së katërt. Ndihmë të madhe në këtë ndeshje, dha edhe Isaiah Cousins me 23 pikë, tri kërcime e katër asistime.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë në elitë, duke mundur Borën, ku u dallua Ziggy Reid me 28 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.
Peja shënoi fitoren e katërt në katër ndeshje, për të triumfuar ndaj Rahoveci 029, ku u dallua Alan Herndon me 13 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Trepça fitoi ndeshjen më dramatike të xhiros së katërt, ku fitoi ndaj Golden Eagle Yllit. Te vendasit, Mustapha Amzil e mbylli ndeshjen me 9 pikë, 10 kërcime.
MVP
Kyan Anderson (Bashkimi) 31 pikë, 2 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi
Top 5
Kyan Anderson (Bashkimi) 31 pikë, 2 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi
Isaiah Cousins (Bashkimi) 23 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 24 indeksi
Ziggy Reid (Vëllaznimi) 28 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi
Alan Herndon (Peja) 13 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi
Mustapha Amzil (Trepça) 9 pikë, 10 kërcime, / asistime, 17 indeksi