04/11/2025
Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe gjyqtari Elldin Ulgari në mesjavë do të jenë pjesë e garave të rëndësishme evropiane.
Kurshumlija do të jetë në ndeshjen shumë të rëndësishme grupeve në EuroLeague Women Galatasaray - Flammes. Sfida zhvillohet sonte ku skuadra turke ka katër fitore në katër ndeshje, derisa Flammes ka dy fitore e dy humbje.
Ndërkohë, gjyqtari Elldin Uglari është i nominuar për takimin Tresnjevka - Zabiny Brno, që zhvillohet nesër në Zagreb, në kuadër të grupeve të EuroCup Women.
Kjo është edhe një dëshmi e fuqisë dhe profesionalizmit që përfaqësojnë gjyqtarët dhe zyrtarët tanë në arenën ndërkombëtare.