Bashkimi me fitore të madhe, ia shkakton humbjen e parë Cibonës në FIBA Europe Cup

Bashkimi me fitore të madhe, ia shkakton humbjen e parë Cibonës në FIBA Europe Cup

04/11/2025

Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në grupet e FIBA Europe Cup, njëkohësisht, duke ia shkaktuar humbjen e parë Cibonës.

Prizrenasit në një atmosferë elektrizuese triumfuan me rezultat 89:69, në një ndeshje ku ishin në epërsi nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar.

Sfida ishte mjaft interesante, me Portokallezinjtë që luftuan nga minuta e parë dhe ishin të vendosur për fitoren e parë, që ia arritën qëllimit.

Në fitoren me 20 pikë dallim, pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, derisa Jeremiah Bailey e mbylli ndeshjen me 16 pikë e 11 kërcime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners