Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një sfidë shumë të vështirë sonte, ku do të ndeshet me skuadrën e njohur nga Greqia, PAOK.
Takimi do të zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30, në kuadër të grupeve të FIBA Europe Cup.
Në një grup të vështirë, ‘Xehetarët’ kanë tri humbje, ndërsa PAOK ka dy fitore e nj humbje.
Trepça në këtë edicion humbi në shtëpi nga Braunschweig-u me rezultat 84:70 dhe nga Anwil-i me rezultat 97:87.
Takimi i parë në Greqi ndërmjet PAOK-ut dhe Trepçës kishte përfunduar 85:74.