Trepça lufton deri në fund ndaj PAOK-ut

Trepça lufton deri në fund ndaj PAOK-ut

06/11/2025

Kampionia e Kosovës, Trepça ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë skuadrës së njohur, PAOK, duke u mundur në çastet e fundit me shifrat 75:77.

‘Xehetarët’ të përkrahur nga tifozët mitrovicas luftuan nga fillimi deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit.

Përballja në “Minatori” ishte shumë interesant dhe e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundon 38:37, por në momentet e fundit, përvoja e skuadrës mysafire bëri dallimin për të fituar me dy pikë dallim, ndërsa në tentimin e fundit nuk ishte i saktë JaCori Payne.

Pesë basketbollistë te vendasit kishin pikë dyshifrore.

Për ‘Xehetarët’ ishte humbja e katërt në grupe, ndërsa skuadra greke ka një tri fitore e një humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners