06/11/2025
Superliga Femrat vazhdon të dhurojë emocion dhe duele të forta në parket. Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e gjashtë, e cila pritet të sjellë përballje mjaft interesante në garën drejt pozicioneve të larta në tabelë.
Xhiroja nis të premten me dy sfida.Trepça do të kërkojë fitoren para tifozëve të saj në Mitrovicë ndaj Pejës.
Ndërkohë, në Prizren zhvillohet përballja mes Penzës dhe Bashkimit – një takim që gjithmonë sjell rivalitet të veçantë në parket.
Të dielën, Prishtina pret United Basketball në kryeqytet, ku të dyja skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.
E premte | 7 Nëntor
• 13:30 – Trepça vs Peja
• 18:30 – Penza vs Bashkimi (Prizren)
E diel | 9 Nëntor
• 13:00 – Prishtina vs United Basketball
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Federatës së Basketbollit të Kosovës.