Kampionët fitojnë në shtëpi

Kampionët fitojnë në shtëpi

16/11/2025

Trepça fitoi ndaj Rahoveci 029 me rezultat 92:78 (21:16, 14:20, 30:25, 27:17), në javën e gjashtë të ProCredit Superligës, në një sfidë, që u vendos në dhjetë minutat e fundit.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë kishin deri në shtatë pikë epërsi, 15:8, derisa e ftuan këtë pjesë 21:16. Mysafirët u rikthyen dalëngadalë duke ngushtuar shifrat dhe në fund arritën të shkojnë me epërsi prej një pikë, 35:36.

Në periodën e tretë mitrovicasit sërish u shkëputën, kësaj radhe në dhjetë pikë, 60:50, por Vreshtarët sërish u rikthyen, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 65:61. Megjithatë, dhjetë minutat u takuan tërësisht vendasve, që fituan në fund 92:78.

Drilon Hajrizi ishte më i miri te vendasit me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, derisa Isiah Umipig kishte 20 pikë e gjashtë asistime për mysafirët.

Trepça ka tri fitore e dy humbje, kurse Rahoveci 029 dy fitore e katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners