Fillon edicioni i ri i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve

Fillon edicioni i ri i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve

17/11/2025

Liga Unike e meshkujve nis edicionin e ri, duke vazhduar misionin e saj për të bashkuar basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të strukturuar dhe gjithnjë e më konkurrente. Tetë skuadra, katër nga secili vend do të garojnë në edicionin 2025/256.

Ashtu si në edicionin e kaluar, skuadrat janë ndarë në dy grupe me nga katër ekipe. Dy më të mirat nga secili grup sigurojnë vendin në Final 4, ku përcaktohet kampioni i ri i Ligës Unike. Me Vëllaznimin që nis mbrojtjen e titullit dhe me ambiciet e larta të skuadrave të tjera, edicioni i ri premton duele të forta dhe një sezon të paparashikueshëm.

Banka ProCredit mbetet sponsor i artë i Ligës Unike, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kësaj gare që bashkon klubet e dy federatave, Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB).

Xhiroja e parë do të zhvillohet të mërkurën, ku përballen Besëlidhja me Borën dhe Teuta me Vëllaznimin, në kuadër të Grupi A, kurse dy ndeshjet e Grupit B janë shtyrë: Golden Eagle Ylli-Vllaznia dhe GO+Peja-Apollonia.

Ndeshjet do të vazhdojnë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ku më 18/19 mars do të mbahet Final 4, që këtë vit do të organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit në Shqipëri.  

 

Skuadrat pjesëmarrëse

Nga Kosova:

Vëllaznimi – kampion në fuqi, synon mbrojtjen e titullit

Bora

Golden Eagle Ylli

GO+ Peja

Nga Shqipëria:

Besëlidhja

Teuta

Vllaznia

Apollonia

Shorti i edicionit 2025

Grupi A

Besëlidhja

Teuta

Vëllaznimi

Bora

Grupi B

Golden Eagle Ylli

GO+ Peja

Vllaznia

Apollonia

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners