17/11/2025
Kosova do të marrë pjesë në eFIBA Season 4, kualifikimet për Kampionatin Botëror të eSports basketball në NBA 2K26, për herë të dytë radhazi. Ky është momenti për të treguar talentin dhe nivelin konkurrues të lojtarëve tanë në skenën globale.
Jemi në kërkim të më të mirëve për t’u bërë pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës! Nëse mendon se e ke pasionin dhe përkushtimin është koha të aplikosh.
Detajet kryesore:
Loja: NBA 2K26 (PS5)
Mode: MyCareer – Pro AM
Mosha: 16+
Aplikimi: Plotëso formularin https://bit.ly/FBKneEFIBA25
Bëhu pjesë e ekipit që do të përfaqësojë vendin në arenën botërore.
Më të mirët do të ftohen të luajnë dhe shfaqin aftësitë e tyre në NBA 2K26 në fillim të muajit Dhjetor 2025 për të plotësuar ekipin përfaqësues prej 5-7 lojtarëve.
Energjia, gara dhe krenaria fillojnë këtu.