19/11/2025
Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Faton Kurshumlija do të jetë Komesar në ndeshjen e grupeve të FIBA Europe Cup ndërmjet KK Pelister vs Keravnos BC.
Takimi do të zhvillohet në Maqedoninë Veriore nga ora 19:00, ku zhvillohet sfida e fundit në grupe të kësaj gare shumë të rëndësishme evropiane.
Kurshumlija ka qenë komesar në shumë ndeshje evropiane, duke përfshirë përballje të rëndësishme në grupet e Ligës së Kampionëve, FIBA Europe Cup te meshkujt dhe femrat, si dhe ndeshje të kombëtareve.