MARIGONA HILL PRISHTINA-ISTOGU, SFIDA KRYESORE NË LIGËN E PARË

MARIGONA HILL PRISHTINA-ISTOGU, SFIDA KRYESORE NË LIGËN E PARË

27/11/2020

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Ligën e Parë.

Ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet mes Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut. Skuadra prishtinase ka regjistruar pesë fitore dhe një humbje, kurse ajo istogase katër fitore dhe një humbje. Prandaj kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante.

Liderja AS Prishtina pritet ta ketë më të lehtë në këtë xhiro, pasi do të ndeshet me Lipjanin, që nuk di për fitore në këtë edicion. Prishtinasit kanë gjashtë humbje në gjashtë ndeshje, derisa lipjanasit gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

RC Cola Drita, që ka pesë fitore dhe një humbje do të përballet me Prishtinën e Re, që ka një fitore dhe pesë humbje, anadaj gjilanasit janë favoritë në këtë përballje.

Megasports, që ka dy fitore dhe katër humbje, do të ndeshet me Vushtrrinë, që ka regjistruar tri fitore dhe tri humbje në këtë edicion.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiro është në mes New Basket dhe Feronikelit. New Basket ka dy fitore dhe katër humbje, derisa skuadra nga Drenasi një fitore dhe katër humbje. Kujtojmë që Nikli, edicionin e kaluar kishte garuar në Superligë.

Liga e Parë - Java 7

E shtunë

13:00 Megasports - Vushtrria

14:00 Lipjani - AS Prishtina

17:00 New Basket - Feronikeli

E diel

11:30 RC Cola Drita - Prishtina e RE

15:15 Marigona Hill Prishtina - Istogu

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners