21/11/2025
Superliga Femrat vazhdon të dhurojë emocione dhe duele të forta në parket.
Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e tetë, e cila pritet të sjellë përballje mjaft interesante në garën drejt pozicioneve të larta në tabelë.
E gjithë xhiroja zhvillohet të shtunën, duke nisur me ndeshjen e parë ndërmjet rivaleve të vjetra Trepça vs Prishtina, në ora 14:30.
Më pas vëmendja zhvendoset në Prizren, ku luhen dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro:
- Bashkimi vs United Basketball në ora 17:00
- Junior 06 vs Penza në ora 19:00, një duel që pritet të sjellë rivalitet të madh dhe shumë emocione.
Superliga Femrat – Xhiro 8
E shtunë
Trepça vs Prishtina – ora 14:30
Bashkimi vs United Basketball – ora 17:00
Junior 06 vs Penza – ora 19:00
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Federatës së Basketbollit të Kosovës.