Fitore shumë e rëndësishme për ‘Vreshtarët’, mposhtin prizrenasit

Fitore shumë e rëndësishme për ‘Vreshtarët’, mposhtin prizrenasit

06/12/2025

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe të madhe, duke fituar ndaj liderit Bashkimit me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18).

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, me vendasit që për një nuancë ishin më të mirë, duke fituar çerekun e parë 19:17 dhe atë të dytë 21:17, për të shkuar në pushim me shifrat 40:34.

Perioda e tretë i takoi tërësisht mysafirëve që ishin më të mirë 11:20, por në periudhën e fundit dhe atë vendimtare, ‘Vreshtarët’ bën përmbysjen për të fituar 26:18.

Më i miri te vendasit ishte Kentrell Pullian me 26 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Kyan Anderson me 28 pikë e gjashtë asistime.

‘Vreshtarët’ kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa për Portokallezinjtë ishte humbja e dytë radhazi pas shtatë fitoreve radhazi.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners