Bora fiton derbin kryeqytetas në Mitrovicë

Bora fiton derbin kryeqytetas në Mitrovicë

06/12/2025

Bora ka fituar derbin prishtinas ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 88:78 në javën e nëntë të ProCredit Superligës.

Në një sfidë me shumë emocione në Mitrovicë, Bora arriti të shënojë fitore shumë të vlefshme, duke vazhduar me rezultate pozitive, derisa e kundërta për bardhekaltrit që nuk po kalojnë në formë shumë të mirë.

Në pjesë e parë, Bora ishte më e mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 43:30. Basketbollistët e Borës ruajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 60:50, derisa në fund fituan 88:78.

Bora ka tri fitore e pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina katër fitore e pesë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners