TË SHTUNËN PËRBALLJA ME ISLANDËN

TË SHTUNËN PËRBALLJA ME ISLANDËN

27/11/2020

Kosova të shtunën do të përballet me Islandën, në takimin që zhvillohet në Bratislavë nga ora 16:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion.

Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova dhe Islanda ishin ballafaquar edhe në Prishtinë, ku fitore kishin shënuar Dardanët me rezultat 80:78. Kosova hyn në këtë duel pas humbjes nga Sllovakia 91:67, derisa Islanda pas fitores ndaj Luksemburgut 90:76.

Në Grupin B, Sllovakia, Islanda dhe Kosova kanë grumbulluar nga pesë pikë, kurse Luksemburgu ndodhet e fundit me tri pikë.

Edhe në ndeshjen e së shtunës, Dardanët do të kenë disa mungesa, megjithatë, përkundër vështirësive, basketbollistët e Kosovës premtojnë angazhim maksimal.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Sllovakia e pret Luksemburgun, që zhvillohet nga ora 19:00.

Kosova ndeshjet e fundit në grup do t’i ketë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners