Vëllaznimi fiton por nuk kualifikohet tutje

Vëllaznimi fiton por nuk kualifikohet tutje

22/01/2026

Vëllaznimi e mbylli me fitore duelin ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 74-69 pas një ndeshjeje të fortë dhe me ritëm të lartë, por nuk kualifikohet tutje në gjysëmfinale të kupës së Kosovës

Takimi ishte i balancuar për periudha të gjata, ndërsa Vëllaznimi arriti ta ruajë epërsinë në çerekun e katërt edhe kur mysafirët u afruan rrezikshëm. Prishtina pati rastet e saj për t’u kthyer, por gabimet në posedimet vendimtare dhe mungesa e efikasitetit nga distanca e lanë pa përmbysje.

Në anën e Vëllaznimit, figura kryesore ishte J. Hellems me 25 pikë, duke qenë vendimtar edhe nga vija e gjuajtjeve të lira (12/14), ndërsa u mbështet fuqishëm nga S. Zekiqi me 13 pikë dhe Z. Ried që dha kontribut të madh nga banka me 11 pikë dhe 5 asistime. Y. Anei shtoi 13 pikë dhe prani të rëndësishme në zonë.

Te Sigal Prishtina, më efikasi ishte K. Kramer me 14 pikë pa gabim në gjuajtje (5/5 nga loja) dhe 7 kërcime, ndërsa A. Bailey realizoi 12 pikë. Megjithatë, Prishtina pati ditë të vështirë në realizim, veçanërisht nga distanca, duke mbyllur me vetëm 6 trepikësha nga 31 tentativa.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners