22/01/2026
Bashkimi e mbylli me fitore një ndeshje shumë të fortë ndaj GO+Peja, duke triumfuar 73-70 dhe kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës
Në minutat e fundit Peja tentoi rikthimin dhe ishte në lojë deri në sekondat e fundit, por Bashkimi e menaxhoi më mirë presionin. Vendimtare dolën gjuajtjet e lira në çastet finale, ku M. Armstead realizoi 1 nga 2 dhe më pas 2 nga 2 për ta mbajtur epërsinë (73-70 në 00:40), ndërsa Peja nuk arriti ta shfrytëzojë posedimin e fundit për barazim.
Te Bashkimi, më i dalluari ishte D. Lake me 17 pikë dhe super-efikasitet (5/6 nga loja, 7/8 nga gjuajtjet e lira) duke dominuar edhe në kërcime me 8. Kontribut të rëndësishëm dha edhe M. Armstead me 13 pikë dhe 5 asistime, ndërsa S. Shorter shtoi 12 pikë. Nga banka u veçua T. Bickerstaff me 8 pikë dhe 11 kërcime.
Në statistika ekipore, Bashkimi përfitoi shumë nga gabimet e kundërshtarit, duke shënuar 24 pikë nga topat e humbur, dhe e fitoi betejën në zonë me 40 pikë në paint. Peja luftoi deri në fund, por Bashkimi e mbylli ndeshjen më qetë dhe mori fitoren 73-70.