07/02/2026
Në palestrën “1 Tetori”, Trepça fitoi si mysafir ndaj Bora-s 88‑71 në kuadër të ProCredit Superligës së Kosovës. Mitrovicasit u futën në ndeshje me ritëm të lartë, duke e fituar çerekun e parë 20‑15 falë gjuajtjeve të sakta të Jones.
Në çerekun e dytë, mysafirët vazhduan të zgjerojnë epërsinë; Tmusic realizoi tre gjuajtje të njëpasnjëshme për tri pikë, ndërsa Amzil dominoi në kërcime, duke I çuar shifrat në 44‑34 në pushim.