Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë, ku skuadrat kryesuese do të kenë sfidat e radhës.
AS Prishtina që është e vetmja në krye pa asnjë humbje me pesë fitore, do të ndeshet me New Basket, që ka dy fitore dhe tri humbje.
RC Cola Drita, që ka katër fitore radhazi dhe një humbje, do të përballet me Feronikelin, që ka një fitore dhe tri humbje.
Ndërkohë, Marigona Hill Prishtina, që ka katër fitore dhe një humbje do të përballet me Prishtinën e Re, ku kjo e fundit ka një fitore dhe katër humbje.
Formë të mirë ka treguar edhe Istogu, me tri fitore dhe një humbje, kurse do të ndeshet me Megasportin, që ka dy fitore dhe tri humbje.
Ndeshja tjetër e kësaj xhiro është ndërmjet Vushtrrisë dhe Lipjanit. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe tri humbje, derisa lipjanasit pesë humbje në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.
Liga e Parë - Java 6
E mërkurë
12:00 Vushtrria - Lipjani
14:00 Feronikeli - RC Cola Drita
16:00 AS Prishtina - New Basket
19:00 Istogu - Megasports
E enjte
13:30 Prishtina e RE - Marigona Hill Prishtina