YLLI FITON NË VAZHDIME NDAJ VËLLAZNIMIT

YLLI FITON NË VAZHDIME NDAJ VËLLAZNIMIT

15/11/2020

Golden Eagle Ylli ka mundur Vëllaznimin 87:74 (20:17, 20:14, 21:14, 9:25, 17:4), në kuadër të javës së pestë të Prince Caffe Superligës.

Loja ishte interesante, por vendasit e fillojnë më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por mysafirët kundërpërgjigjen në fund të çerekut të pare, duke ngushtuar shifrat në 20:17. Skuadra kuqezi vazhdon me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 22:23, megjithatë, vendasit me një seri prej 5:0, sërish kalojnë në epërsi 27:23. Më pas zhvillohet lojë interesante, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:31.

Ylli e nisi furishëm pjesën e dytë, përkëtësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 22 pikë (54:32), kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 61:45. Në 10 minutat e fundit, Vëllaznimi nuk u dorëzua dhe afron shifrat në 66:64, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante. Dramë u zhvillua deri në fund, kur Hortman i Vëllaznimit gjuan saktë nga 8 metra për tri pkë dhe barazon rezultatin në 70:70, 25 sekonda nga fundi. Ylli nuk shfrytëzoi aksionin e fundit dhe skuadrat shkuan në vazhdime. E, në vazhdime Ylli nuk lëshoi pe dhe fitoi në fund me rezultat 87:74.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Valon Bunjaku me 19 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Christopher Hortman me 30 pikë, 19 kërcime e 7 asistime.    

Golden Eagle Ylli ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi një fitore dhe katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners