TREPÇA VAZHDON ME FITORE, MUND VËLLAZNIMIN NË GJAKOVË

TREPÇA VAZHDON ME FITORE, MUND VËLLAZNIMIN NË GJAKOVË

11/11/2020

Trepça ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit kanë shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 76:80 (17:22, 23:17, 19:20, 17:21), në kuadër të xhiros së katërt.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe kishin epërsi konstante, duke përmbyllur çerekun e parë në të mirë të tyre me rezultat 17:22. Megjithatë, në periudhën e dytë vendasit kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, duke fituar 23:17, për të shkuar në pushim me rezultat 40:39.

Në periodën e tretë, mitrovicasit e fillojnë më mirë, duke pasur epërsi deri në gjashtë pikë, 46:52, por skuadra kuqezi barazon shifrat në 52:52, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 59:59. 10 minutat e fundit ishin vendimtare dhe u zhvillua një lojë interesante. Trepça kishte epërsi 70:78, por Vëllaznimi afron shifrat në 76:78, megjithatë, ‘Minatorët’ nuk lëshojnë pe dhe triumfojnë me rezultat 76:80.

Te Vëllaznimi më i miri në parket ishte Cendric Council me 27 pikë e tetë kërcime, kurse te Trepça, Mojeed Ewuosho me 26 pikë e tetë kërcime.

Vëllaznimi ka një fitore dhe tri humbje, kurse Trepça dy fitore dhe dy humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners