09/11/2020 FBK

DUSHKU DHE RUGOVA SOT MORËN PJESË NË WEBINAR-IN E FIBA-S TË ORGANIZUAR PËR FEDERATAT NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova sot kanë marrë pjesë në Webinar-in e organizuar nga FIBA për Federatat Nacionale që do të luajnë në Dritaren e Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova do të luajë në nëntor ndaj Sllovakisë dhe Islandës. Këto dy ndeshje do të zhvillohen në Bratisllavë të Sllovakisë, pasi që FIBA kohë më parë e ka zgjedhur Federatën Sllovake si organizatore të ndeshjve të Grupit B ku bëjnë pjesë Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu. Kosova do të grumbullohet në Bratisllavë prej datës 23 nëntor, derisa ndeshjen me sllovakët do ta zhvillojë më 26 nëntor, kurse më 28 nëntor ballafaqohet me Islandën.

Temat e Webinar-it të organizuar sot nga FIBA ishin:

- Rishikimi dhe shpjegimi i zbatimit të Protokollit të FIBA-s për COVID-19 në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023;

- Ndikimi i tij në të gjitha Federatat Nacionale që janë pjesëmarrëse dhe të delegacioneve të tyre;

 - Roli dhe përgjegjësitë e Zyrtarit të Ekipit për Respektimin e Masave të Biosigurisë, Udhëheqësit të Delegacionit dhe të të gjithë anëtarëve të delegacionit;

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku:

“Ky Webinar ishte shumë i mirëseardhur për të gjitha Federatat Nacionale që marrim pjesë në Dritaren e Dytë. Tani pasi e kemi një realitet të ri të krijuar me përhapjen e pandemisë COVID-19, FIBA e ka përgatitur një protokoll të cilin duhet ta respektojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë Dritare. Së bashku me Drejtorin e Përfaqësueseve ne i morëm të gjitha informatat e duhura nga FIBA dhe tani ato duhet ti përcjellim tek ekipi ynë, në mënyrë që ato të respektohen dhe të implementohen maksimalisht nga të gjithë. E rëndësishme është se ka vullnet nga FIBA dhe nga ekipi i tyre mjekësor, por edhe nga Federatat Nacionale për të vazhduar garat dhe kjo sigurisht se në një kohë si tani sado që është e vështirë, është edhe më se e nevojshme, sepse sporti duhet të vazhdoj të luhet, gjithmonë duke u bazuar në Udhëzuesit e Federatave Naconale dhe Protokollin e FIBA-s”.

Duhet theksuar se në dy ndeshje Kosova ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun në shtëpi.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: