PËRBALLJA E RIVALËVE TË VJETËR

PËRBALLJA E RIVALËVE TË VJETËR

06/11/2020

Java e katërt në Prince Caffe Superliga do të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Të shtunën do të zhvillohet përballja mes rivalëve të vjetër Pejës dhe Bashkimit. Pejanët e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri, duke shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje. Andaj, kjo përballje në Pejë pritet të jetë mjaft interesante.

Rahoveci-Ponte Prizreni është një tjetër sfidë interesante e xhiros së katërt. Vreshtarët kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para.

Vëllaznimi dhe Trepça do të ndeshen të dielën. Këto dy skuadra në mesjavë shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja mes tyre do të jetë shumë interesante.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është në mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që shpresojnë të kenë një edicion sa më pozitivë. Bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në ArtMotion, derisa statistikat ‘Live’ i gjeni në faqen zyrtare të FBK-së.

Prince Caffe Superliga - Java 4

E shtunë

19:00 Peja - Bashkimi

E diel

17:00 Rahoveci - Ponte Prizreni 

19:00 Vëllaznimi - Trepça

21:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners