RAHOVECI MUNDI SIGAL PRISHTINËN

RAHOVECI MUNDI SIGAL PRISHTINËN

05/11/2020

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 83:62 (18:10, 24:21, 13:16, 28:15), në kuadër të xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës.

Rahoveci është një nga skuadrat me synime të mëdha në këtë edicion dhe kishte hyrë vetëm për fitore. Vreshtarët e nisën ndeshjen më mirë duke fituar çerekun e parë me shifrat 18:10. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë, vendasit e fitojnë 24:21, për të shkuar në pushim me rezultat 42:31.

Në periodën e tretë, prishtinasit u munduan të rikthehen dhe arrijnë të fitojnë këtë pjesë 13:16, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:47. Megjithatë, në periudhën e fundit, vendasit ishin shumë më të mirë 28:15, për të triumfuar me rezultat 83:62.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Isaiah Traylor me 30 pikë, derisa te Sigal Prishtina, Altin Morina kishte 15 pikë e 11 kërcime, derisa 14 pikë shtoi Fisnik Rugova.

Rahoveci ka dy fitore dhe një humbje, kurse Sigal Prishtina një fitore dhe dy humbje.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners