Ndeshje vendimtare në Superligë

Ndeshje vendimtare në Superligë

26/03/2021

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të zhvillohen ndeshje vendimtare, tre xhiro pa përfunduar garat e rregullta në elitë.

Vëllaznimi, që ende po lufton për mbijetesë do të përballet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë janë në vendin e fundit me 33 pikë, një më pak se Sigal Prishtina, andaj kërkojnë fitoren në këtë sfidë shumë të vlefshme, kurse therandasit kanë grumbulluar 41 pikë, aq sa ka edhe Rahoveci apo një pikë më pak se lideri Ponte Prizreni.

Rahoveci pas fitores ndaj Ponte Prizrenit do të përballet me Bashkimin, që ka grumbulluar 36 pikë dhe nuk është në një pozitë të dëshirueshme.

Dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Trepça do të ndeshen të dielën. Pejanët kanë siguruar “Play-off”-in, duke mbledhur 38 pikë, kurse mitrovicasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në vendin e gjashtë në renditje.

Sfida e fundit do të jetë mes Sigal Prishtina dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit, fitues të Kupës dhe Superkupës ndodhen në vendin e shtatë, me një pikë më shumë se Vëllaznimi dhe një më pak se Trepça, andaj kjo përballje është vendimtare për bardhekaltrit. Ndërkohë, prizrenasit janë në vendin e parë dhe synojnë të mbesin në këtë pozitë për garat e rregullta.

FIVE STAR Superliga - Java 26

E shtunë

17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli

19:00 Rahoveci - Bashkimi  

E diel

17:00 Peja - Trepça

19:00 Sigal Prishtina - Ponte Prizreni

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners