28/03/2021 FBK

FBK organizon “Webinar online” për trajnerë/e dhe fëmijë

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Turqisë dhe Federatat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore do të organizojë në fillim të muajit prill “Webinar online” të basketbollit për trajnerë/e dhe “Webinar online” të basketbollit për fëmijët të cilët merren me basketboll në kuadër të projektit zhvillimor YOUTH DEVELOPMENT FUND i cili përkrahet nga FIBA.

Në të dy eventet, do të shfaqen stërvitje gjithëpërfshirëse 360 shkallë të planifikuara nga stafi akademik, psikologët, trajnerët, lojtarët dhe trajnerët kondicionalë të FIBA-s, shteteve partere të këtij projekti, si dhe nga Britania e Madhe dhe SHBA.

‘Webinari’ për trajnerë do të jetë në gjuhën angleze dhe turke, derisa ‘Webinari’ për fëmijët të cilët luajnë basketboll do të transmetohet në gjuhën angleze, shqipe, turke, rumune, bullgare dhe maqedonase.

Regjistrimi për këto ‘webinare’ është pa pagesë dhe secili trajner i Kosovës apo fëmijë që merret me basketboll në Kosovë mund të regjistrohet deri më 2 prill 2021 në e-platformën e TBF Akademisë.

Ju lutemi që në këtë link të regjistroheni për ti përcjellur webinaret:

https://akademi.tbf.org.tr/

Ky është linku i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës në YouTube:

https://www.youtube.com/channel/UC4dqIbDxb3RXeHa5ZUpY03w




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: