VËLLAZNIMI SHËNON FITOREN E PARË NË PRINCE CAFFE SUPERLIGË

VËLLAZNIMI SHËNON FITOREN E PARË NË PRINCE CAFFE SUPERLIGË

05/11/2020

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e parë në Prince Caffe Superligë, duke mundur Bashkimin në udhëtim me rezultat 72:76 (18:17, 24:23, 17:18, 13:18), në kuadër të xhiros së tretë.

Takimi në Prizren ka qenë shumë interesant dhe nga fillimi u zhvillua përballje e barabartë.

Se ndeshja do të ishte e barbabartë, kjo u pa në fillim të ndeshjes, ku çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe përfundon 18:17 në të mirë të vendasve. Edhe në periudhën u zhvillua një lojë e baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe vendasit sërish fitojnë për një pikë, 24:23, duke shkuar në pushim me rezultat 42:40.

Skuadrat ishin të niveluara edhe gjatë periodës së tretë që përfundon 17:18 për skuadrën kuqezi, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 59:58. 10 minutat ishte vendimtare. Skuadra mysafire nuk dorëzohet dhe në minutën e fundit arrin të kalojë në epërsi 72:73, derisa vendasit gabojnë në 2-3 aksione në fundin e ndeshjes, ndërsa Vëllaznimi triumfon me rezultat 72:76.

Te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 19 pikë dhe Shaq Qarter me 15, ndërsa te Vëllaznimi më të mirët në parket ishin Cedric Council me 20 pikë e 13 kërcime, Christopher Hortman me 19 pikë e 9 kërcime, Devante Jackson me 14 pikë e 8 kërcime dhe kapiteni Driton Rraci me 11 pikë e 7 kërcime.

Kjo ishte fitorja e parë për Vëllaznimin pas dy humbjeve, kurse Bashkimi ka një fitore dhe dy humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners