Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet 101:105 (26:36, 26:20, 29:20, 20:29), në kuadër të javës së 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja nisi e baraspeshuar deri tek rezultati 19:18, kur mysafirët me një seri të suksesshme përmbyllën çerekun e parë në të mirë të tyre 26:36. Vendasit e nisin më mirë periudhën e dytë, duke afruar shifrat në 40:41, megjithatë, prizrenasit sërish shkëputen në tetë pikë, 40:48, por prishtinasit kundërpërgjigjen sërish për 50:51, ndërsa pjesa e parë përfundon 52:56.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke barazuar shifrat e duke kaluar në epërsi në 77:66. Në minutën e fundit, Ponte ngushton shifrat në 81:76, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash në semafor. 10 minutat e fundit ishin interesante dhe dramatike. Përballja ishte me kthesa e barazime në rezultat. Pranë rezultatit 98:95, vetëm një minutë nga fundi, mysafirët hyn në një seri të suksesshme dhe ishin më të përqendruar në fund, duke triumfuar 101:105.
Te vendasit u dallua Nigel Johnson me 28 pikë e 9 asistime, kurse te mysafirët Landon Taliaferro me 28 pikë, Divine Myles me 27 dhe Kwame Vaughn me 26 pikë.
Ponte Prizreni është në vendin e parë me 44 pikë, kurse Sigal Prishtina ka 35 pikë, aq sa Vëllaznimi, duke qenë dy skuadrat e fundit në renditje,