SUPER DERBI MES BASHKIMIT DHE KOSOVAHOME PRISHTINËS

SUPER DERBI MES BASHKIMIT DHE KOSOVAHOME PRISHTINËS

05/11/2020

Të premten do të zhvillohet një nga ndeshjet më kryesore në Superligën e Femrave ndërmjet Bashkimit dhe Kosovahome Prishtinës.

Këto dy skuadra kanë dominuar në vitet e fundit në basketbollin e femrave dhe përballjet mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante.

Së fundi u takuan në finale të Superkupës, ku Bashkimi fitoi me rezultat 75:72. Vashat prizrenase kanë dy fitore në dy ndeshje në këtë edicion, kurse ato prishtinase një fitore dhe një humbje.

Takimi i së premtes mbrëma pritet të jetë shumë interesant.  

Ndërkohë, të shtunën do të zhvillohen dy përballje. Kastrioti do të përballet me Trepçën, dy skuadrat e vetme që nuk kanë shënuar asnjë fitore në këtë edicion.

Në sfidën e fundit Vëllaznimi që ka dy fitore do të ndeshet me Penzën, që ka një fitore dhe një humbje. Skuadra kuqezi ka mundur Kastriotin dhe Kosovahome Prishtinën, duke treguar se, është një nga skuadrat më të forta në këtë edicion.

Superliga e Femrave - Java 3

E premte

20:30 Bashkimi - Kosovahome Prishtina

E shtunë

11:00 Kastrioti - Trepça

17:00 Vëllaznimi - Penza

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners