Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

30/03/2021

Është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku 30 delegatë ishin të pranishëm.

Pas Zgjedhjes së Trupave Punues, është bërë aprovimi i Provesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor më 18.12.2020.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka raportuar për punën në Federatën e Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2020, duke veçuar Final 8 në Rahovec dhe dy fitoret e Kosovës në muajin shkurt, por edhe Hartimin e Planit Strategjik 2021-2025, si dhe formimin e Ligës Unike, dhe të gjitha garat e zhvilluara në vitin që lamë pas.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për Raportin e Auditimit për vitin 2020, Planin e Veprimit 2021, Planin Financiar 2021 dhe Planin e Marketingut 2021. Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë votuar unanimisht.

Fetahu ka bërë prezantimin e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, duke paraqitur pikat kyçe të Planit Strategjik. Edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar unanimisht nga delegatët e pranishëm.

Në pikën e rendit të ditës Të Ndyrshme është vendosur që në Këshillin Mbikqyrës të FBK-së pas largimit të Fidan Hamitit, pozita të plotësohet nga Besim Braha.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners