RC Cola Drita fiton derbin ndaj Istogut

RC Cola Drita fiton derbin ndaj Istogut

01/04/2021

Derbin e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të meshkujve e ka fituar RC Cola Drita ndaj Istogut me rezultat 87:85, në një ndeshje dramatike.

Istogasit ishin në epërsi 70:80, tre minuta nga fundi, por në minutat e fundit të përballjes, gjilanasit hyn në një seri të suksesshme dhe vendimtare, duke barazuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi, duke arritur në fund fitore me rezultat 87:85 dhe duke bërë një hap të madh drejt ngjitjes në elitën e basketbollit të Kosovës.

Xzavier Barmore me 35 pikë e gjashtë kërcime, Qëndrim Demi me 23 pikë dhe Arian Memeti me 15 pikë e 12 kërcime ishin më të dalluarit te Drita, kurse te Istogu u dalluan Diamant Shabani me 21 pikë e 12 kërcime dhe Mirlind Zekaj me 20 pikë e 11 kërcime.

Gjilanasit janë në vendin e parë me 16 fitore dhe një humbje, kurse istogasit kanë 14 fitore dhe tri humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners