PËRBALLJE DRAMATIKE NË MITROVICË, TREPÇA REGJISTRON FITOREN E PARË

PËRBALLJE DRAMATIKE NË MITROVICË, TREPÇA REGJISTRON FITOREN E PARË

04/11/2020

Trepça ka regjistruar fitoren e parë në Prince Caffe Superligë, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 71:70 (21:14, 26:21, 15:14, 9:21), në kuadër të javës së tretë të elitës.

Trepça kishte hyrë e vendosur për fitore dhe kjo u pa në fillim të ndeshjes, ku ishte më e mirë në çerekun e parë, duke e fituar me rezultat 21:14. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar me rezultat 26:21, për të shkuar në pushim me rezultat 47:35.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, 15:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 62:49. Ylli nuk u dorëzua dhe me një seri prej 14:2, afron shifrat në 64:63. Lojë dramatike u zhvillua deri në fund, ku Burim Zekiqi shënoi dy sekonda para fundit për fitoren e Trepçës me rezultat 71:70.

Te Trepça u dalluan Mojeed Ewuosho me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, Kalin Fisher me 15 pikë dhe Burim Zekiqi me 12, kurse te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Cody John me 22 pikë, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi me nga 14 pikë.

Trepça ka një fitore dhe dy humbje, kurse Golden Eagle Ylli dy fitore dhe një humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners