TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

04/11/2020

E nderuar FSHB,

E nderuara familje Toska,

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe emrin tim personal dëshiroj të ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Viron Toskës.

Jemi të shokuar për vdekjen e Toskës, një trajner i suksesshëm, një person i mrekullueshëm dhe një punëtor i pandalshëm.

Kontributi i tij në Flamurtarin e Vlorës është i paimagjinueshëm, saqë emri i tij nuk do të harrohet asnjëherë në basketbollin mbarë shqiptar.

Ai ka dhënë ndihmë të madhe në zhvillimin e basketbollit në konkurrencën e femrave në Shqipëri, duke fituar shumë trofe me skuadrën e tij. 

Vironi do të mbahet mend për sukseset në basketbollin e femrave, por edhe një punëtor i palodhshëm dhe shembull për të gjithë se, gjithmonë duhet të luftojnë për ëndrrat e tyre. 

Për vite të tëra ka drejtuar Flamurtarin e Vlorës, ku fitoi shumë trofe dhe vdekja e parakohshme e tij na ka tronditur të gjithëve. 

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet për Federatën Shqiptare të Basketbollit, familjen e tij, kolegët e tij dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit të Kosovës

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners