Garat në elitën e basketbollit tani e tutje do të quhen Prince Caffe Superliga.
Marrëveshja ishte nënshkruar më 16 tetor nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe përfaqësuesi nga Devolli Corporation, Barlet Imami.
Palët janë darkoduar që tani e tutje garat në elitë të quhen Prince Caffe Superliga, emërtim që do të përdoret në të gjitha garat që kanë të bëjnë me elitën e basketbollit.
Emërtimi Prince Caffe Superliga do të përdoret në komunikimet zyrtare, nga zyrtarët e basketbollit dhe të gjithë akerët në basketboll.
Lusim mediat që tani e tutje të përdohen emërtimin Prince Caffe Superliga.
Prince Caffe do të jetë sponsor gjeneral i Superligës, në një kohë aspak të lehtë, kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19, që ka shkaktuar shumë telashe, jo vetëm në Kosovë, por edhe mbarë botën.
Derisa kompanitë e ndryshme po ballafaqohen me telashe financiare dhe të tjera, Prince Caffe do të ndihmojë basketbollin e Kosovës, që është një ndihmë e madhe në këto kohë të vështira.
FBK shpreson se, bashkëpunimi do të vazhdojë për shumë vite me një kompani që ka ndihmuar shumë basketbollin e Kosovës.