BUNJAKU, MVP I XHIROS SË DYTË

BUNJAKU, MVP I XHIROS SË DYTË

02/11/2020

Golden Eagle Ylli ka fituar përballjen me Bashkimin me rezultat 91:77, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një nga lojtarët më të merituar të therandasve në këtë fitore ishte Valon Bunjaku. Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bashkimit shënoi 22 pikë, kishte pesë kërcime, 13 asistime dhe tre topa të vjedhur, me një efektshmëri 31, duke qenë basketbollisti më i mirë i kësaj ndeshje, por edhe xhiros së dytë në basketboll.

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës disa herë edhe edicionin e kaluar ishte zgjedhur Lojtari Më i Mirë i Javës dhe top-shënuesit e Javës.

Valoni është edhe anëtar i rregullt në Përfaqësuesen e Kosovës, që në muajin nëntor do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën në ndeshjet që do të zhvillohen në Bratislavë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners