LIGA E PARË, DERBIN E FITON AS PRISHTINA

LIGA E PARË, DERBIN E FITON AS PRISHTINA

01/11/2020

Ka filluar Liga e Parë në basketboll, ku në xhiron e parë kishte ndeshje mjaft interesante.

Padyshim sfida kryesore ishte ndërmjet AS Prishtinës dhe RC Cola Drita. Prishtinasit fituan në fund me rezultat 77:75, duke fituar derbin e kësaj xhiroje. Të dy skuadrat synojnë të renditen në vendin e parë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në elitë për edicionin e ardhshëm.

Me fitore, stinorin e ri e ka nisur edhe Marigona Hill Prishtina, që ka mundur si mysafire Neë Basket me rezultat 82:90.

Lipjani, që edicionin e kaluar kishte garuar në elitë, pësoi humbje nga Megasport me rezultat të thellë 61:106.

Në ndeshjen e fundit për këtë xhiro, Vushtrria ka shënuar fitore ndaj Prishtina e Re me rezultat 71:50, duke arritur fitoren e parë në këtë kampionat.

Istogu-Feronikeli është shtyrë për një datë tjetër.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners