Bashkimi blindoi vendin e parë

Bashkimi blindoi vendin e parë

02/04/2021

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit 85:70 (23:18, 28:9, 20:19, 14:24), në kuadër të xhiros së 20-të në EBC Ligën e Femrave apo xhiron e fundit për garat e rregullta në elitën e femrave.

Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë, që i mundësoi skuadrës prizrenase të triumfojë në fund. Te Bashkimi u dallua Saranda Daci me 32 pikë e 16 kërcime dhe Aisha Balarabe me 14 pikë e 17 kërcime, ndërsa te Vëllaznimi u dalluan Sarah Mgbeike me 16 pikë 16 pikë, 8 kërcime dhe 10 asistime dhe Raven Baker me 30 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi i përfundon garat e rregullta me 18 fitore dhe dy humbje, kurse Vëllaznimi me 12 fitore dhe tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners