Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 76:79 (18:21, 17:17, 24:11, 17:30), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte dramatike dhe interesante deri në çastet e fundit, me shumë kthesa dhe emocione, derisa në fund festuan prishtinasit.
Prishtina e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 1:9, por vendasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 17:18, derisa çereku i parë përfundon 18:21. Mysafirët sërish shkëputen në 20:27 e më pas në 24:33, por kuqezinjtë me një seri prej 9:0, barazojnë shifrat në 33:33, derisa pjesa e parë përfundon 35:38.
Periudha e tretë ishte mjaft interesante. 5 minuta nga fundi, kryeqytetasit po fiton 42:47, por nga ky moment vendasit hyn në një seri të suksesshme prej 15:2, ku rezultati në semafor pas 30 minutash përfundon 59:49. Prishtina nuk dorëzohet dhe arrin të barazojë shifrat në 67:67, duke e bërë sfidën shumë dramatike. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, duke pasur epërsi 69:74, por asgjë nuk kishte përfunduar. Vëllaznimi nuk dorëzohet dhe 12 sekonda nga fundi afron shifrat në 75:76. Në sekondat e fundit, Prishtina ruan epërsinë dhe fiton 76:79, njërën nga ndeshje më interesante në këtë edicion.
Te Vëllaznimi u dalluan Emmanuel Emogbo me 23 pikë e 12 kërcime dhe Ty Nichols me 20 pikë e 11 asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 24 pikë e nëntë kërcime, Tevin Mack me 26 pikë, Seth Ladey me 14 pikë e 8 kërcime, ndërsa në fund një bllokadë dhe një treshe nga Fisnik Rugova u ndihmoi shumë prishtinasve.
Tani Sigal Prishtina ka 37 pikë, duke u renditur e shtata, ndërsa Vëllaznimi është në vendin e tetë me 36 pikë.