Rahoveci në gjysmëfinale të “Play-off”-it

Rahoveci në gjysmëfinale të “Play-off”-it

11/04/2021

Rahoveci ka shënuar fitore në derbin ndaj Golden Eagle Yllit 84:70 (26:19, 23:14, 23:18, 12:19), në kuadër të javës së 28-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 11:3 dhe kishin epërsi konstante në çerekun e parë që e përfunduan 26:19. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 41:23, derisa në pushim shkuan me shifrat 49:33.

Skuadra vendase nuk u ndal as në periodën e tretë, duke zhvilluar një ndeshje perfekte, derisa epërsinë më të lartë e arritën në fundin e 30-minutëshin me një tre pikësh nga Altin Morina, 72:51. Perioda e fundit ishin formale dhe në fund Rahoveci triumfoi 84:70.

Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale nga vendi i dytë, kurse Ylli përfundoi garat në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it do të përballet me Bashkimin.

Te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 17 pikë e 20 kërcime, Darell Davis me 21 pikë, Alban Veseli me 11 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 14 pikë e tetë asistime, kurse Te Golden Eagle Ylli, Lg Gill shënoi 17 pikë, ndërsa nga 15 shtuan Erjon Kastrati, Mitchell Wilbekin dhe Valon Bunjaku. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners