Gjysmëfinalet e dytë në EBC Ligën e Femrave, Bashkimi dhe Penza në epërsi

Gjysmëfinalet e dytë në EBC Ligën e Femrave, Bashkimi dhe Penza në epërsi

12/04/2021

Të hënën (sot) do të zhvillohen ndeshjet e dyta në gjysmëfinalet e “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave.

Bashkimi që në ndeshjen e parë mundi Vëllaznimin 99:71 kërkon që të depërtojë në finale sot, derisa skuadra kuqezi kërkon fitoren në mënyrë që finalisti të vendoset në përballjen e tretë mes këtyre dy skuadrave. Në edicionin e rregullt, Bashkimi përfundoi garat në vendin e parë, derisa Vëllaznimi në vendin e katërt.

Penza-Prishtina është një përballje shumë interesante. Të dy skuadrat kishin pikë të barabarta (33) në edicionin e rregullt, por prishtinaset ishin më të mira në ndeshjet direkte. Duelin e parë në Prishtinë e fituan vashat pejane 60:71 dhe nëse fitojnë edhe sot kualifikohen në finale, kurse nëse fiton skuadra prishtinase, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë. Takimi do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

EBC Liga e Femrave – Gjysmëfinalet e dyta

E hënë 

16:00 Vëllaznimi-Bashkimi

19:00 Penza-Prishtina   

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners