Finalja e “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.
Vashat pejane në një ndeshje dramatike kanë mundur Prishtinën me rezultat 87:86, ku takimi është vendosur në sekondat e fundit. Skuadra pejane kishte fituar edhe përballjen e parë dhe kështu siguroi finalen e madhe pas shumë viteve dhe do të përballet me Bashkimin. Te Penza u dallua kapitenia Valbona Bytyqi me 34 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 22 pikë e 9 asistime dhe Enisa Kamerolli me 25 pikë.
Bashkimi mundi edhe në ndeshjen e dytë Vëllaznimin 84:105, duke siguruar finalen. Të Vëllaznimi u dallua Raven Baker me 37 pikë dhe 10 asistime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Aisha Balarabe me 44 pikë dhe 24 kërcime dhe Saranda Daci me 35 pikë, 18 kërcime dhe 10 asistime.
Finalja e parë do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00.