Dramë në Therandë, Bashkimi fiton përballjen e parë ndaj Yllit

Dramë në Therandë, Bashkimi fiton përballjen e parë ndaj Yllit

18/04/2021

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim 79:94 (17:15, 19:28, 24:12, 15:20, 4:19) në çerekfinalen e parë të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por një seri prej 0:9, e mysafirëve bëri që të barazohen shifrat në 15:15, kurse 10 minutat e parë përfundojnë 17:15. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi konstante, kurse më të lartën e kishin 33:41, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 36:43.

Por, në periodën e tretë bindshëm më të mirë ishin therandasit, që e fituan 24:12, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:55. 10 minutat e fundit ishin mjaft interesante, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin për fitore. Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe kaluan në epërsi 62:63. Bashkimi kishte epërsi katër pikë, 71:75, më pak se një minutë deri në fund, por Kastrati me katër pikë radhazi barazon shifrat në 75:75 dhe ndeshja shkon në vazhdime. E, në vazhdime shkëlqyen prizrenasit që fituan bindshëm 4:19, duke triumfuar në fund 79:94.

Te Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 9 kërcime, Lg Gill dhe Erjon Kastrati me nga 18 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 30 pikë e 15 kërcime dhe Christian Lutete me 18 pikë.

Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Rahoveci. Takimi i dytë do të zhvillohet të martën në Prizren.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners