Finalja e parë mes Dritës dhe Istogut

Finalja e parë mes Dritës dhe Istogut

19/04/2021

Sot (e hënë) do të zhvillohet finalja e parë e “play-off”-it e Ligës së Parë në konkurrencën e meshkujve ndërmjet RC Cola Dritës dhe Istogut.

RC Cola Drita në gjysmëfinale kishte mundur dy herë Marigona Hill Prishtinën, kurse Istogu mundi 2:1 AS Prishtinën, ku është dashur të zhvillohet edhe takimi i tretë mes tyre.

Në edicionin e rregullt, gjilanasit kishin mundur dy herë istogasit, por takimet ishin vendosur në fund.

Skuadra që shënon dy fitore do të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të inkuadrohet direkt në Superligë, kurse finalisti në “Play-off” do të përballet me Trepçën që kishte përfunduar e shtata në Superligë për një vend në edicionin e ardhshëm në garat e elitës.

Ndeshja RC Cola Drita - Istogu do të zhvillohet të hënën nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners