Penza-Bashkimi takohen sërish, pritet ndeshje interesante

Penza-Bashkimi takohen sërish, pritet ndeshje interesante

19/04/2021

Penza dhe Bashkimi do të përballen sërish sonte (e hënë) në ndeshjen e dytë finale të “Play-offit” në EBC Ligën e Femrave.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Prizren, fituan vashat pejane me shifrat 63:84. Skuadra pejane do të mundohet të ngrit epërsinë në 2:0 për të qenë sa më afër titullit të kampionit, derisa skuadra prizrenase synon të barazojë shifrat në 1:1 dhe titulli të shkojë në qytetin e lashtë të Kosovës.

Penza në gjysmëfinale kishte mundur Prishtinën, ndërsa Bashkimi mposhti Vëllaznimin.

Në edicionin e rregullt, këto skuadra u takuan katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi, kurse një herë Penza.

Kampion i EBC Ligës së Femrave shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Ndeshja Penza-Bashkimi do të zhvillohet sot (e hënë) nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners