19/04/2021 FBK

Çerekfinalet e dytë, Peja dhe Bashkimi në epërsi

Nesër (e martë) do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen sërish, ku pejanët fituan bindshëm takimin e parë 106:77 dhe do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni, derisa prishtinasit do të mundohen të barazojnë rezultatin në 1:1.

Takim më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ku prizrenasit fituan pas vazhdimit 79:94. Nëse fitojnë prizrenasit edhe në ndeshjen e dytë, do të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, ndërsa skuadra therandase do të mundohet të barazojë shifrat në 1:1.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Orari

E martë

17:00 Sigal Prishtina - Peja

20:15 Bashkimi - Golden Eagle Ylli




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: