Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

Ylli fiton pa problem, gjithçka vendoset në ndeshjen e tretë

20/04/2021

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 76:89 (15:25, 19:30, 23:16, 19:18) në çerekfinale të “Play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi kishte humbur ndeshjen e parë, Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 10 pikësh në çerekun e parë, që përfundoi 15:25. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë deri në 20 pikë, 30:50, kurse shkuan në pushim me rezultat 34:55.

Skuadra nga Theranda kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga prizrenasit që të bëjnë përmbysjen, por kjo nuk ndodhi edhe Golden Eagle Ylli triumfoi në fund 76:89, duke barazuar serinë çerekfinale në 1:1. Ndeshja e ardhshme në Therandë do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 30 pikë e 5 asistime dhe Obinne Oleka me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te Ylli më të mirët ishin Valon Bunjaku me 20 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, Lg Gill me 27 pikë e 8 kërcime dhe Erjon Kastrati me 19 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners