22/04/2021 FBK

Kush fiton, kualifikohet në gjysmëfinale

Të premten (nesër) do ë zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “Play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll dhe kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të përcaktojë gjysmëfinalistin e parë. Pejanët fituan ndeshjen e parë 106:77, ndërsa në takimin e dytë fituan prishtinasit 93:92. Në gjysmëfinale i pret Ponte Prizreni, që e përfundoi kampionatin në vendin e parë.

Çerekfinalja tjetër është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Në sfidën e parë fituan prizrenasit pas vazhdimeve 79:94, ndërsa në përballjen e dytë fituan therandasit 76:89. Kush fiton të premten do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, që përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë.

Orari

E premte

17:00 Peja - Sigal Prishtina       1:1

20:15 Golden Eagle Ylli - Bashkimi  1:1




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: